Nusja që donte të vriste vjehrrën e saj, pasi i hodhi helm në një gotë me kos është një 19-vjeçare, e martuar prej pak kohësh.

Burime të policisë konfirmojnë për DurrësLajm se vajza e re Elda Tanushi kishte vetëm 4 muaj që ishte martuar dhe kishte hyrë nuse në banesën ku ndodhi ngjarja.

Ajo jetonte vetëm me prindërit e burrit, pasi i shoqi i saj ishte emigrant në Greqi. Pasi kishin zyrtarizuar martesën dhe e kishte marrë në shtëpi, ai ishte sërish në emigrim duke ia besuar nusen prindërve të tij.

Por duket se marrëdhënie nuse-vjehrrë nuk ka qenë fare e mirë. Mësohet se ato kishin konflikte nga më të ndryshmet dhe së fundi mosmarrëveshjet kishin arritur kulmin. Policia pritet ta marrë në pyetje për të zbardhur detaje rreth asaj që ka ndodhur.