Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka miratuar fondet e ndërtimit të tre rrjeteve të ujësjellësave në Durrës, projekte të cilat konkuruan për vitin 2017.
Këshilli bashkiak i dha “okejin” dy projekteve me vlerë rreth 180 milionë lekë, për nisjen e punimeve. Projektvendimi “Për shqyrtimin dhe miratimin e fondit prej 5.944.400 lekë sipas Marrëveshjes Paraprake të Investimit për projektin "Rikonstruksion dhe zgjerim i ujësjellësit për fshatrat ish-Ferma Xhafzotaj dhe Arapaj dhe Sanitete në Xhafzotaj" Njësia Administrative Rrashbull si dhe miratimin e fondit prej 11.880.400 lekë për projektin “Rikonstruksion dhe zgjerim i ujësjellësit për fshatrat Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Sektor Rinia, Lagjja Mirditoreve dhe Sanitete në Sektor Rinia”, Njësia Administrative Katund i Ri, Durrës” u paraqit nga drejtoresha e Shërbimeve publike në bashkinë e Durrësit e cila sqaroi edhe situacionet, në mbledhjen e fundit të këtij këshilli.
K.H.





