Të gjithë drejt bregdetit. E gjithë vija bregdetare e plazhit të Durrësit nga Ura e Dajlanit e deri në kufi me Golemin është tejmbushur me turistë nga të gjitha moshat. Pushues nga Durrësi e Tirana, por më së shumti austriakë, rusë, çekë, hungarezë e boshnjakë që vijnë nëpërmjet agjencive turistike me grupe 7 e 14 ditore, kanë preferuar këtë sezon veror t’i kalojnë pushimet në brigjet e Adriatikut në Durrës.

Bregdetit i Durrësit është i favorshëm për të gjitha moshat. Për shkak të cektësisë së tij, këtu fëmijët argëtohen pa patur rrezikun e mbytjes.

Turistët e huaj pëlqejnë klimën, mikpritjen dhe çmimet e lira.   

“Është më pastër. Të gjithë operatorët turistikë privatë, por edhe bashkia e mban më pastër ambientin. Ka më shumë disiplinë sesa vitet e tjera”, tregojnë pushuesit në Shkëmbin e Kavajës.

Rritja e cilësisë së shërbimit dhe ulja e çmimeve ka shtuar konkurencën midis shërbimit hotelier.  

Ndjekim intervistat e pushuesve dhe përshtypjet e tyre dhënë për DurrësLajm.

K.H.