Braktis darkën e LSI në Durrës Flamur Gjuzi. Gjuzi, kandidati me një numër të konsiderueshëm të votave të LSI-së gjatë këtyre zgjedhjeve, ka bërë mbrëmjen e së premtes një zgjedhje, duke braktisur darkën e organizuar nga LSI Durrës.
Njëherësh darka është braktisur nga një pjesë e stafit të tij elektoral.
"Në zgjedhjet e 25 qershorit u vu re se ZAZ nr.21 që ka 21.77% të votuesve të qarkut ka siguruar 26 % të votave të LSI-së. Në ZAZ nr.21 , 54% të votave për LSI janë marrë në njësinë administrative Rrashbull, me mesatare 90 vota për kuti.
Nëse do të respektohej ky numër votash për çdo QV, do të prodhohej minimalisht 40 077 vota, e cila përkthehej 5 mandate deputeti të LSI në Durrës. Njësia administrative Rrashbull e bashkisë Durrës përbën vetëm 7.7% të votuesve të qarkut, por ajo ka arritur të realizojë 13.4% të votave të LSI Durrës.
E gjithë kjo është arritur vetëm nga Flamur Gjuzi, i cituar si drejtori më i suksesshëm në administratën e ALUIZNI-t, jo vetëm nga drejtori i tij Artan Lame, që e përkufizoi "Flamurin e legalizimeve", por i mbi vlerësuar edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama, që ka ardhur në krah të tij jo pak por 9 herë për të shpalosur suksesin e tij dhe të stafit që ai drejtoi për afro 4 vjet, me rezultate të shkëlqyera.
Vlerësimi për Flamur Gjuzin ka ardhur dhe nga Ilir Meta duke e përkrahur ne takimet e fundit te tij dhe duke vleresuar punen e arritur. Rezultati i ketyre zgjedhjeve tregoi qe Flamur Gjuzi nuk kishte vetem flamurin e legalizimeve, por ai rrembeu flamurin e rezultatit te ketyre zgjedhjeve.
Flamur Gjuzi theu rekord ne nje nga komunat me te veshtira te vendit, vetem ne vendlindjen e tij LSI doli force e pare, duke e humbur kete luks ne vendlindjen e Lefter Kokes dhe në vetë atë të Ilir Metes ne Skrapar. Flamur Gjuzi tregoi se ai ishte i pari kudo, paçka se renditja ne liste nuk e favorizonte per te dalë i fituar nga kjo gare. Renditja jo e duhur e Flamur Gjuzit, beri qe votat e tij te shkonin aty ku nuk duhej”, bënë me dije nga shtabi elektoral i Flamur Gjuzit për DurrësLajm..
Braktisja e kesaj darke jo vetem nga Flamur Gjuzi por nga nje pjesë e stafit, mos eshte nje mesazh? A e ka braktisur përfundimisht Flamur Gjuzi Lëvizjen Socialiste për Integrim?
Burime brenda stafit bëjnë me dije se ka qene pikërisht zoti Gjuzi ai që i ka thënë jo ftesës dhe ka braktisur festimet me grupin e LSI-së në Durrës. Edhe se pse ka qenë prezent Ilir Meta, Gjuzi i tha jo ftesës.
DurrësLajm do të kontaktojë me Flamur Gjuzin për t’i marrë një pronocim lidhur me këtë vendim të tij dhe hapat e mëtejshme që mund të marrë Gjuzi për angazhimin e mëtejshëm në politikë.





