Jurgis Çyrbja është deputeti me moshën më të re në qarkun Durrës, i cili fitoi mandatin në zonën e Shijakut dhe të Rrashbullit, vendlindjes së tij. Kandidat për herë të dytë në listën e PS-së, i renditur i shtati në listë, ish-kreu i ZRPP-së në Durrës, Jurgis Çyrbja në mesazhin drejtuar banorëve të Shijakut dhe të rrethinave, i falënderon të majtë e të djathtë, për pjesëmarrjen në votime, dhe për qytetarinë që treguan në ditën e votimit e të numërimit.

MESAZHI

Të dashur miq, rezultati i shkëlqyer i Njësisë së Shijakut dhe Rrashbullit në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, më bën më të motivuar, për t’ju përfaqësuar denjësisht në Kuvendin e ardhshëm. Është rezultati më i mirë i Partisë Socialiste në këto 25 vite.

Faleminderit nga zemra të gjithë banorëve të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, që na dhanë mbështetjen e tyre gjatë gjithë fushatës elektorale dhe që e konkretizuar atë me votën e tyrë për Partinë Socialiste dhe për kryeministrin Edi Rama.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhë të gjithë ata që ishin pjesë e stafit në këtë rrugëtim të vështirë, por që u definitizua pa dyshim me një fitore madhështore dhe spektakolare jo vetëm në Durrës, por në cdo cep të Shqipërisë.

Të gjithë së bashku për Shqipërinë që Duam!

PS 8643 vota 55.78%

PD 4506 vota 28.92%

LSI 1990 vota 12.77%