Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka dekretuar sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit për betimin e Presidentit të ri më 24 korrik 2017.
Ilir Meta do të bëjë më 24 Korrik betimin si President i Republikës së Shqipërisë.
Më 28 maj, Meta u votua nga Kuvendi me 87 vota pro dhe 2 kundër në raundin e katërt të mbajtur për zgjedhjen e Presidentit.
Ai do të jetë Presidenti i 7 -të i Republikës së Shqipërisë.






