Detaje të reja dalin në dritë për atentatin ndaj biznesmenit Tofik Hyka. Hyka është në gjendje të rënde në spitalin e Traumës dhe vijon të qëndrojë në reanimacion.
Ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi ende nuk i është hequr plumbi që ka marrë në kokë. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, mësohet se policia po heton në dy pista kryesore.
Pista e parë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni. Gjithashtu, ka fakte dhe prova të arsyeshme se biznesmeni jepte edhe para me fajde. Ndaj edhe kjo pistë është përfshirë në hetime.
Ndërkohë ka edhe një pistë tjetër, që është më e zbehtë, ajo e një konflikti prone me të vëllanë. Autorët e atentatit ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë, të shoqëruarit për atentatin janë liruar.





