Ish-prefekti i Durrësit dhe tashmë deputet në legjislaturën e ardhshme parlamentare, Rolant Xhelilaj, ka falenderuar votuesit e Sukthit, për atë që ai e quan “rezultati më i mirë i Partisë Socialiste në këto 25 vite”.

Më tej Xhelilaj shkruan se “Pa lënë askënd tjetër mënjanë, ju them se fitorja është hapi i parë për përpjekiet e përbashkëta që do të bëjme në vazhdimësi për të bërë më të mirën për Sukthin”.

Postimi i plotë i Rolant Xhelilaj

Të dashur miq, ky është rezultati i shkëlqyer i Njësisë Administrative Sukth. Rezultati më i mirë i Partisë Socialsite në këto 25 vite.
Mirënjohja për këtë rezultat shkon për banorët e Sukthit që besuan dhe votuan Edi Ramen dhe Partinë Socialiste.
Për të gjithë miqtë dhe koleget e mi, një falenderim të madh kundrejt suportit të tyre, kohës dhe pozitivitetit të ofruar në këto muaj.
Për të gjithë bashkëpunëtorët dhe organizatorët e kësaj fushate dua t'ju them se pa ju fitorja nuk do të kishte shijen që ka. Falë zonjave të nderuara të Sukthit, falë të rinjve dhe të rejave të cilët me pergjegjësinë dhe forcën e tyre e bënë fakt atë që besuan gjatë fushatës. Nuk do të kishte këtë aromë fitoreje që falë jush dhe energjise tuaj eshte maksimale.
Pa lënë askënd tjetër mënjanë, ju them se fitorja është hapi i parë për përpjekiet e përbashkëta që do të bëjme në vazhdimësi për të bërë më të mirën për Sukthin.
Miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe të gjithë ju mbështetes, nuk ka fjalë përshkruese për punën tuaj.
Faleminderit është pak!
Ju pershëndes!