Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dhënë dorëheqjen nga posti pak minuta më parë. Ai është shprehur se është dorëhequr për çështje organizmi. Sipas tij nëse ai nuk do të jetë në krye të LSI-së, kjo forcë politike do të jetë më aktivë si opozitë.

Vasili pritet të dalë në një konferencë për të shtyp rreth orës 14.00, për të folur më gjatë për arsyet e dorëheqjes. Ndërkohë mendohet që ai të jetë dorëhequr për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit.

Petrit Vasili u zgjodh në krye të LSI-së, kur lideri historik i saj, Ilir Meta, u emërua president i Republikës.