Gjykata e Lartë ka urdhër lirimin nga burgu të njërit prej anëtarëve të bandës së Durrësit.

Bëhet fjalë për Indrit Taullain, ndaj të cilit Gjykata e Lartë ka urdhëruar lirimin nga burgu, për shkak se ai vuan nga një sëmundje e keqe, raporton "ABC News".

Taullai ka bërë kërkesë për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, për shkak të sëmundjes. Në këto kushte, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë ka vendosur që Taullai të vazhdojë trajtimin mjekësor në shtëpi.

Indrit Taullai është dënuar me 25 vite burg si pjesë e bandës së Durrësit.