Eduard Selami do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti në një postim në “Twitter”, ku shprehet se ka vendosur të kandidojë për t’i rikthyer Partisë Demokratike lavdinë e merituar.
“Demokratë të nderuar, me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruajti Selami në postimin e tij.
Kjo deklaratë vjen vetëm pak orë pasi Lulzim Basha deklaroi ngrirjen e funksioneve të tij si kryetar. Ajo që pason është organizimi i zgjedhjeve brenda partisë, për të zgjedhur kreun e saj.
Vetë Basha pritet që gjithashtu të rikandidojë, pasi në fjalën e mbajtur të martën në mbrëmje tha se do të jenë demokratët ata të cilët do ta vlerësojnë projektin e tij në një garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë.
Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike mbahen në korrik.





