Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila u la jashtë listave për këto zgjedhje, ka reaguar ashpër ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke ia adresuar personalisht atij humbjen.
Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Topalli pohoi se kjo është kohë dramatike për PD-në.
MESAZHI I TOPALLIT
Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike, pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.
Ne keto kushte. nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD -se demokrateve.
Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerjq qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme.
Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti kjo s ka lidhje me Lul Bashe. Ai ka qene perhere i reme. Edhe sot.
Ai eshte” i paafte per t’u turperuar.”





