Dy aksidente rrugore janë regjistruar një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me pasojë plagosjen e dy të rinjve.
Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të Urës së Shkozetit, ku një mjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi F.B., vjeç 26 banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, janë aksidentuar pasagjerët U.Gj. dhe L.U., 24 e 22 vjeç, të dy banues në Durrës. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit.
Ndërsa në aksidentin e dytë, janë përplasur dy mjete, tip “Fiat” dhe “Benz”. Në drejtimin e “Fiat”-it ka qenë një 17-vjeçar nga Durrësi, shtetasi me iniciale J.C., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Ai ka goditur nga prapa mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





