KZAZ nr.23 është e para qendër e numërimit të votave që mbyll procesin në qarkun e Durrësit.

Sipas të dhënave që na përcjell gazetarja e DurrësLajm pranë kësaj KZAZ-je në total u numëruan 74 kuti votimi, ndërkohë që një kuti nuk u numërua, pasi u konsiderua problematike. Në total në këtë qendër janë numëruar 21700 vota.

Ja rezultatet sipas forcave politike:

PS – 11367 vota – 52.4%

PD  – 5914 vota –  27.2%

LSI – 3288 vota – 15.1%

PDIU – 778 vota – 3%

FRD – 138 vota

SFIDA – 114 vota 

K.H.