Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00.
Mësohet se viktima është Fation Sinani 40 vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri tip pistoletë në hyrje të pallatit, ku banonte në lagjen “Partizani”.
Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e vrasjes dhe ka sekuestruar armën e krimit. Identiteti i tij nuk dihet ende.
Autori i dyshuar u kap në lagjen “Kushtrimi” si dhe u sekuestrua makina tip “Mercedes-Benz” me targa gjermane ngjyrë gri me të cilën kishte planifikuar të arratisej pas vrasjes.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.





