Vijon prej orës 9 protesta qytetare në Tiranë.

Qytetarët në shenjë kundërshtie ndaj klasës politike kanë përmbysur dy kazanë mbeturinash në afërsi të selisë së PD, ndërkohë ka një numër të madh të policisë.

Sakaq, paralelisht po mbahet seanca plenare e radhës, ndërsa qytetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen Kuvendit, zonë që është bllokuar me gardh metalik.