Një protestues është shoqëruar nga policia gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Ministrise se Brendshme, pas një përplasjeje me efektivët e forcave të rendit.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesi ka tentuar të çajë kordonin policor të vendosur në zonë, çka ka sjellë përplasjen me uniformat blu.

Pas incidentit, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë shoqërimin e protestuesit.