Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe Ron Yeffet-it, duke i thënë para kompanisë “KAYO”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se ata janë bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. 

Sipas tij, kompania “KAYO” është e kryeministrit Rama, ndërsa iu bëri thirrrje deputetëve të heqin dorë nga mbrojtja e tij.

Sali Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershme të protestuesve të ndaluar dhe ndëshkimin e atyre që përdorën dhunën ndaj tyre. Ju kërkoni të mbijetoni me dhunë policore, por ju jeni bërë figurat më të urryera në historinë e kombit shqiptar. Ju mendoni se jeni të qetë, po u them unë ju, ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë zvarrë në bulevard dhe rrugët e Tiranës nga ata protestues. Dhe hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij se si minj do u marrë në anijen e tij që po mbytet çdo ditë. E paimagjinueshme skandali në të cilin dalin Rama, Lubia, Nufi… A e kuptoni ç’u bëni shqiptarëve ju apo jo? I jepni paratë kompanisë së Edi Ramës. Blen automjetet, ku i blen dhe ku nuk i blen dhe shteti ia blen ato automjete me paratë tona. A ka akt më të shëmtuar se ky?

A ka vjedhje më flagrante se kjo? A keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet-it dhe Padrinos? Si mund të heshtni ju para këtij fakti? Kontrabandën e legjitimuat dhe bëjnë punët e pista të kryepisit.
Në qoftë se qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit punët, dhe është kryeministri. Si ka mundësi ta ndiqni ju këtë? Si ka mundësi?