Pas aksidentit të rëndë që ndodhi një ditë më parë në Marikaj ku mbeti e vdekur një e mitur, policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit. Ai është një i ri nga Durrësi, shtetasi N.A., 21 vjeç, banues në fshatin Sukth.

Nga ky aksident gjeti vdekjen e mitura me inicialet O. K., 5 vjeçe, banuese në Marikaj, e cila po ecte në këmbë. Gjithashtu, mbetën të plagosur edhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën tip “Ford” që drejtohej nga 21-vjeçari, shtetasit S.A. dhe H.I., vjeç 57 e 62, banues në Sukth e Maminas. S.A mori mjekim dhe u largua në banesë ndërsa H.I., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, bën të ditur policia.