Aksidentohet një këmbësor në Durrës e përfundon në spital.

Burime nga policia thonë se i plagosuri është shtetasi N.M. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ai ka qenë duke ecur në lagjen nr. 14 në Shkozet, kur është përplasur nga një mjet furgon tip “Nissan”. Në drejtimin e furgonit ishte A. Biçaku 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u arrestua nga uniformat blu.

Aktualisht i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.