I ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Mark Marku ka deklaruar se në Durrës po bëhet masivisht shitje vote.
Sipas tij, një votë shitet 50 euro, ndërkohë që nuk deklaroi se cilët janë subjektet politike që po shpërndajnë lekë për blerje vote.
Në të njëjtën kohë, Marku tha se një sasi e madhe parash po tërhiqet nga bankat dhe do të përdoret për blerjen e votës së shqiptarëve.





