Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar politikanë shqiptarë, pasi sipas tij, rradhës pas gjyqtarqëve dhe prokurorëve të korruptuar, do ta kenë ata.
Në një miting elektoral në Fier, Kryeministri i ka kërkuar votën qytetarëve, duke deklaruar se reforma në drejtësi, e munguar prej 25 vitesh, tashmë do të vërë përpara gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, e pas tyre, rradha do t’i vijë zullumeve të politikës në këtë çëerek shekull.
“Sot këtu në Fier dua t’ju them se është një moment historik për Shqipërinë. Më 25 qershor flamuri kuq e zi është në udhëkryq ose do e marrim atë të bashkuar pa dallim bindjesh politike dhe ta çojmë në oborrin e Europës së bashkuar ose do mbetemi të ndarë nën flamujt e lloj-lloj partive të cilat që nga viti 1991 vijnë para jush sa herë ka zgjidhje dhe përsërisin të njëjtën gjë, taksat për tokë dhe shpenzimet në hava.
Shqipëria vuajti për çerek shekulli nga kjo recetë, dhe njerëzit që flasin gjithë ditën për ju dhe punojnë natën për veten.
Ne jemi të bindur se nëse duam ta rrisim ekonominë mbi 5%, nëse duam ta ulim papunësinë në një shifër të vetme, na duhet të vazhdojmë përpjekjet për të bërë shtet. Na duhet të vazhdojmë mbi këto themele që kemi hedhur.
E dëgjuat Lulin dje çfarë tha? E tha me dashje apo pa dashje, ia nxori goja tha një të vërtetë që duhet ta marrin vesh të gjithë shqiptarët. Më 25 qershor tha nuk do votoni për reformën në drejtësi se me demek kjo qenka punë e kryer.
Mos e merrni lehtë, vota e 25 qershorit është që të vazhdojë reforma në drejtësi. Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do jetë radha e politikave dhe zullumeve të mbuluar në çerek shekulli”– paralajmëroi Kryeministri.





