Instituti prestigjioz italian ‘Piepoli’ dhe Report Tv, 6 ditë para votimit zyrtar sjellin sondazhet parazgjedhore në rang vendi duke pasqyruar me tabela fitoret e partive, koalicionet, shpërndarjen e mandateve të deputeteve në 7 qarqet më të medha ne vend, por dhe ne rang vendi.
1-Nëse zgjedhjet do të ishin sot, pjesëmarrja do të ishte 55.2%
Nese do te votohej sot, 'Piepoli' parashikon se te anketuarit qe jane pergjigjur se, Po, do i drejtohen kutise se votimit, jane 49.5%, por dhe te lekundurit, 5.7% i mblidhen perqindjes se meparshme dhe pjesëmarrja do te ishte 55.2%, nje shifer e kenaqshme.
2-Sipas jush cila parti fiton zgjedhjet e 25 Qershorit?
Pyetjes se cila parti sipas parashikimeve tuaja mund te fitoje, shumica kanë zgjedhur, PS me 58.7%, e dyta renditet PD me 21.8%, LSI me 5.6%, te fundit LIBRA e PDIU, me 0.8.
3-Nëse PS del forcë e parë, sipas jush Edi Rama me kë do bënte koalicion:
37% mendojnë se PS duhet ta formojë vetëm koalicionin nese do të fitojë 71 mandate, por 23% parashikojnë një koalicion PS+PD dhe një përqindje e ulët parashikojne nje koalicion PS+LSI.
Sipas këtij sondazhi në bazë të pjesëmarrjes në votime dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve mandatet do të ndaheshin kështu;
Durrës – PS 7-9 deputetë, LSI 1-3, PD 3-5, LIBRA 0-1, PDIU 0.2
Për ndarjen e mandateve në qarqet e tjera të mëdha shihni rezultatet e mëposhtme.





