Një tjetër anëtar i LSI-së ka rënë pre e dhunës këtë të diel. Një prej koordinatorëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fushë – Krujë mësohet se është dhunuar në rrethana ende të paqarta.

Në një njoftim të shkurtër për mediat, zyra për shtyp e LSI-së thotë se koordinatori ndodhet në Spitalin Ushtarak, ku po merr mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë në Spitalin Ushtarak shkoi Ilir Meta dhe Luan Rama si dhe Nora Malaj.

Po gjatë ditës së sotme, në Fushë-Arrëz u raportua se kryetarja d LSI-së në Pukë, Saimira Laçi dhe ajo e LRI-së, Romina Kuçi gjithashtu u dhunuan fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.

Vetë LSI reagoi duke shpërndarë një video të Kuçit, e cila shfaqej duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Sipas LSI-së, ajo u dhunua nga militantë dhe drejtues të Partisë Socialiste.