Pasionet më të mëdha të Floriana Garos duket se janë udhëtimet. 

Në kohën kur të gjithë preferojnë detin, Florianën e kemi parë të vizitojë këto kohë edhe vende të ftohta.

E ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, moderatorja Rudina Dembacaj e ka pyetur Floriana Garon se kush e ngroh në këto vende të ftohta dhe ajo ka thënë se “shoqëria e mirë”.

Shoqëria e mirë është e përfolur kohët e fundit, por unë kam vendosur ta ruaj këtë gjë sepse unë kam nevojë për privatësi”, ka thënë ajo.

Dembacaj e ka thumbuar Florianën duke i thënë se ajo paska një të dashur me lekë, por moderatorja simpatike ka treguar duke qeshur se nuk mund ta cilësojë as të pasur dhe as të varfër partnerin e saj.