Ajo kapërceu kufinjtë kombëtarë të suksesit me hitin "BonBon", por tashmë përveç muzikës Era Istrefi po korr sukses edhe në fushën e modës.
Këngëtarja e njohur ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, ku tregon se është bërë imazh i markës së famshme Guess.