Kryeministri Edi Rama pritej të shfaqej sot në mbrëmje në emisionin “Oktapod” me moderator Turjan Hyskën, por çuditërisht emisioni është anuluar.

Fill pas përfundimit të emisionit “Kapital”, ku sot ishte i ftuar presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, pritej të fillonte “Oktapod” ku i ftuar në emisionin me format të veçantë dhe pyetje pikante do ishte Edi Rama, por emisioni nuk është transmetuar, për arsye që nuk dihen.

Koha televizive e emisionit “Oktapod” është zëvendësuar me një film. /Newsbomb.al/