“When forever is over”, quhet kënga që Elvana Gjata publikoi dy ditë më parë, një bashkëpunim ky me Dj e njohur David Guetta. Padyshim që urimet për këngëtaren kanë qenë të shumta, po urimi i Ermal Mamaqit ka qenë disi më i veçantë.

“Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën. Ky është vetëm fillimi…Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra”,- shkruan Ermali në Instagram përbri një fotoje të shkëputur nga klipi I Elvanës.

Të jetë e vërtetë që që këngëtarja ka planifikuar një bashkëpunim me Biber, apo Ermali thjesht po bën shaka?

Kjo mbetet për t’u parë…