Publikimi i këngës më të fundit të Elvana Gjatës me të cilën tashmë është pjesë e tregut botëror, ka bërë që e gjithë vëmendja mediatike të kthehet tek ajo.

Gjata ka publikuar gjatë ditës së djeshme këngën “Forever is over”, e cila aktualisht po ecën me hapa të mëdha sa i përket klikimeve në YouTube. Kënga mban vulën e artistit të njohur David Guetta dhe padyshim që kjo ka një peshë të konsiderueshme për Elvanën. 

Ajo është shprehur ne rrjete sociale se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë në tregun botëror. Elvana ka marrë mbështetjen e shumë miqve artistë, por jo të bashkëpunëtorit të saj të vjetër Flori Mumajesi, i cili ndonëse ka qenë aktiv në rrjete sociale, sërish nuk ka shkruar asgjë për Elvanën apo këngën e saj të re.

Mediet raportojnë se në Instagram Elvana vijon ta ndjekë Florin, ndërsa Mumajesi e ka fshirë këngëtaren nga lista e personave që ndjek. Të jetë kjo një shenjë se mes tyre nuk do të ketë më urë komunikimi? Ndërkohë kantautori tashmë prej disa kohësh jeton në Prishtinë dhe nuk dihet se kur do t’i rikthehet muzikës me ndonjë projekt të ri personal.