Brad dhe Angelina duket se nuk do të kenë më rikthim.
Të gjithë zërat se dyshja e famshme do të anulonte divorcin kanë rënë, pasi Brad Pitt ka shumë mundësi të jetë rikthyer tek një histori shumë e vjetër dashurie. Bëhet fjalë për Gynelth Paltrow, aktoren simpatike të “Hollywood”. Në fillimit e karrierës së të dyve ata ishin ndër çiftet e preferuara të publikut, dhe duket se pas 21 vitesh po e shohin përsëri njëri-tjetrin me në sy tjetër.
Gynelth në atë kohë nuk ishte gati për një dasmë, por duket se dashuria për Brad-in i është rikthyer. Në një intervistë së fundmi ajo është shprehur:
“Unë rashë plotësisht në dashuri me të. Ai ishte i ëmbël, i mrekullueshëm. Ishte thjesht Brad Pitt! Im atë u shkatërrua kur ne u ndamë. Isha 22 vjeç kur u njohëm. M’u desh të shkoja 40 vjeç për t’u zgjuar. Nuk mund të merrja vendime aq serioze në atë kohë. Ai ishte shumë më i mirë për mua, nuk isha gati”.
Në një video “live” në Facebook, aktorja rrëfeu se për të gjithë ata që e pyesnin nëse mes tyre do të kishte një rikthim se ajo “anije kishte lundruar tashmë”. Nuk dihet në të vërtetë si do të shkojë kjo punë, por ku ka zë, nuk është pa gjë.