Lajmet e këqija marrin “dhenë” shumë shpejt dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për personazhe të njohur. Ka qenë fatmirësisht i rremë lajmi që njoftonte vdekjen e "Erturgulit” dhe që ka tronditur fansat e tij.

Ndërsa aktori i njohur Engin Altan Duzyatan, po shijon pushimet me bashkëshorten Neslisah Alkoçlar në Itali, në ishujt turistikë të Caprit, disa prej mediave turke raportuan se ai ka humbur jetën nga një aksident automobolistik. Por lajmi i rremë u rrëzua shpejt ndërsa “HaberTurk” lajmëroi se aktori ishte rikthyer në profilet e tij sociale, në Twitter.

Sipas lajmeve të mëvonshme, u raportua se aktori vijon pushimet i qetë, por lajmi për aksidentin e tij u përhap nga disa përdorues të rrjeteve sociale. Lajmi i rremë për aksidentin e rëndë automobilistik përfshiu edhe shumë fansa të aktorit që kishin filluar të pyesnin të habitur për “ngjarjen e rëndë”. Por sapo mësoi për fjalët që qarkullonin, Duzyatan shkroi në profilin e tij zyrtar se “me sa dëgjova, paskam vdekur” duke i qetësuar të gjithë se lajmi i përhapur ishte i rremë.