Joe Lara, ylli i filmit të famshëm dhe të dashur për publikun,“Tarzan: The Epic Adventures”, ka ndërruar jetë së bashku me partneren e tij pasi avioni me të cilin udhëtonin u përplas në një liqen këtë fundjavë.

Sipas burimeve bëhet me dije se avioni privat është i modelit “Cessna 501”, i cili u ngrit të shtunën nga Aeroporti i Smyrna thuhet se ishte drejtuar në drejtim të Palm Beach, Florida por fatkeqësisht u përplas në Liqenin Percy Priest jo shumë kohë pas ngritjes.

Ekipet e shpëtimit u drejtuan menjëherë në vendin e ngjarjes por pas një operacioni gjatë natës, personat u gjetën të vdekur.

Në lidhje me këtë ngjarje autoritetet po zhvillojnë një hetim se cili mund te ketë qenë shkaku i rrëzimit të avionit.

Lara ishte një nga shtatë personat që ndërruan jetë. Të tjerët janë bashkëshortja e tij, një mësues feje i krishterë i dietës Gwen Lara, Jennifer J. Martin, David L. Martin, Jessica Walters, Jonathan Walters dhe Brandon Hannah, që të gjithë janë vendas.

Joe Lara është i famshëm nga ditët e tij televizive, kur ai luajti mbretin e xhunglës midis viteve 1996 dhe 2000 … duke luajtur si Tarzan për një total prej 22 episodesh, duke përfshirë një film televiziv që doli vite më parë i quajtur “Tarzan në Manhattan”.