Është një nga aktoret më të njohura shqiptare e cila ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme në teatër, filma e plot projekte të tjera ku ka fituar dashamirësinë e publikut.

E rezervuar për jetën personale, si rrallëherë ajo ka folur për këtë aspekt pasditen e djeshme në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’.

Zamira Kita pas vajzës që ka lindur në moshën 40-vjeçare, është përpjekur të ketë fëmijë të tjerë me bashkëshortin, por kjo nuk ka qënë e mundur, madje familja e saj është përballur me një ngjarje tejet të trishtë. Kita është detyruar të kryejë abort duke humbur binjakët e saj.

"I humbëm fëmijët, u trishtuam shumë, kështu që jemi fokusuar tek vajza",- tha e prekur aktorja e njohur shqiptare.