Zjarri i përmasave gjigande që përfshiu kullën Grenfell në Latimer Road në Londër, ka shokuar jo vetëm të pranishmit, familjarët e 12 viktimave, apo të dhjetëra të humburve.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka shprehur dëshirën për të kontribuar me sa ka mundësi, kjo sepse ngjarja tragjike për të ka një peshë edhe më të madhe, duke qenë se ka ndodhur në lagjen e saj.

“Kjo është lagjia ime, nuk mund ta besoj që po ndodh. Lutjet e mia janë me të gjithë të përfshirët, zemra po më rreh kaq fort. Dikur luaja në atë lagje. Dua të bëj gjithçka mundem për të ndihmuar,” shkruan ylli i “Body on Me”.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e personave të pranishëm në ndërtesë ende nuk janë gjetur, shumë të tjerë kanë mbetur pa rroba, ushqim apo strehim. Për këtë arsye në Londër janë ngritur disa pika ku të gjithë mund të japin ndihmat e tyre për familjet e prekura.