Për kantautorin dhe moderatorin Ardit Gjebrea dita e sotme ka rezervuar një surprizë mjaft të bukur.
Vajza e gjeniut të ndjerë të letrave shqipe, Dritëro Agolli i ka treguar një shkrim të autorit ku flet poezinë e tij “Kur të jesh mërzitur shumë”, si dhe mënyrën sesi e ka sjellë në këngë Gjebrea.
"Vjersha “Kur të jesh mërzitur shumë” është shkruar në vitin 1984 dhe është botuar në vitin 1985, në librin tim me poezi “Udhëtoj i menduar” . Që pa u botuar, muzikanti Ardit Gjebrea e kompozoi dhe ajo u bë e njohur shumë. U bë e njohur se ka në qednër të përmbajtjes së saj temën e jetës dhe vdekjes. Njeriu nuk vdes, po të ketë bërë gjëra me vlerë kur ka qenë gjallë”,- ka shkruar Agolli, i cili duket se e ka emocionuar pafund Gjebrenë.
“Elona Agolli më jep sot papritmas një emocion të madh. Ati i saj, Dritëro Agolli në dorëshkrim, shprehet për këngën "Kur të jesh mërzitur shumë",- përfundon Arditi postimin e tij në rrjete sociale.