Prej më shumë se dy vitesh, bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali ndodhet në burg, i akuzuar për trafik droge.

Në këtë periudhë, Rezarta nuk është shprehur shumë për këtë fakt, por gjithnjë ka treguar dashurinë dhe mbështetjen për Ermalin, babanë e vogëlushes së saj Herës.

Pasditen e sotme, Rezarta duket se dha një tjetër provë të dashurisë së saj për Ermalin. Ajo ka realizuar një tatuazh të dedikuar për të, në të cilin skalit përgjithmonë devotshmërinë e saj.

“Ermal gjithnjë pranë teje”, – ka shkruar Rezarta në gjuhën angleze.