Një 70-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Tepelenë pasi është rrëzuar në një humnerë rreth 200 metra.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ali Beta, nga fshati Vasjar dhe sipas burimeve zyrtare, viktima nuk është nxjerrë akoma nga humnera, teksa po pritet ndërhyrja e forcave RENEA për shkak të terrenit të vështirë.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë, është rrëzuar nga “Ura e Madhe” shtetasi A. B., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj (dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e grupit të forcave Renea për nxjerrjen e shtetasit A. B., pasi është terren shumë i vështirë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





