“Despacito” ka çmendur mbarë botën, ndërsa deri më tani videoja në Youtube ka arritur 1'950'847'608 shikues. 

Justin Bieber u bashkua me miliona amerikanë që e duan hitin “Despacito” nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, por ngaqë nuk e dinte tekstin spanjisht filloi të këndojë “Blah blah blah”.  

Mirëpo problemi është se Justin, është pjesë e një versioni të këngës, e cila ka kapur vendin e 1-rë në Billboard Hot 100. Pasi ai i tregoi turmës së fansave në Festivalin Summerbust në Stockholm, Suedi: “Nuk mund të këndoj Despacito, nuk e di atë,” një fans i pakënaqur kapi një objekt, këpucë ose shishe uji dhe e lëshoi drejt këngëtarit kanadez.

Por ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë, me një qetësi që nuk e karakterizon atë, Bieber nuk reagoi por thjesht i tha, “Mos hidh gjëra drejt meje të lutem”.

Nuk është hera e parë që ai ka qenë objektivi i “dhunës” së fansave dhe nuk është hera e parë që ai është ekspozuar publikisht për mosnjohjen e tekstit të kësaj kënge.