E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, Demi Moore ka treguar se për shkak të stresit të madh që ka kaluar i ranë dy dhëmbët përpara. “Do të preferoja që në arsye më “cool” si për shembull të kisha rënë nga shkallët, por e vërteta është diçka tjetër, shkaku ka qenë stresi i madh që kam kaluar”- ka thënë 54-vjecarja.

Aktorja e njohur nuk e ka pasur aspak problem të tregonte live dhe një fotos të saj, ku shfaqej me dhëmbin e rënë. “Fatmirësisht që në ditët e sotme ka dentist shumë të mirë, të cilët më ndihmuan shumë”- ka vazhduar ajo. Por se cilat ishin arsyet e stresit të madh që ajo ka kaluar, Demi Moore nuk i ka treguar shkruan “The Sun”.

Por nuk duhet të ketë qenë e lehtë për aktoren, muajin e kaluar 54-vjeçarja u thirr në gjykatë për të folur në lidhje me vdekjen e një djali të ri, i cili humbi jetën në pishinën e aktores pas një feste të organizuar atje.

Edhe pse aktorja më momentin që zhvillohej festa ka qenë jashtë shtetit, gjithsesi asaj i është kërkuar të dëshmonte në gjykatë.
Demi Moore qenë e martuar me Bruce Willis me të cilin ka tre vajza dhe me aktorin Ashton Kutcher.