Makinat e luksit në Shqipëri nuk përbëjnë më çudi, edhe pse disa prej tyre përbëjnë paradoks me vendin ku jetojmë. Të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar reportazhe Shqipërisë për makinat e shtrenjta që qarkullojnë në vend.

Por cili është biznesmeni që ka makinën më luks në Tiranë?

Ramë Geci me Roll Royce-n e tij nuk mund t`i shpëtojë syrit të qytetarëve kur kalon në qytet. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale.

Rolls Royce është edhe një dëshmi fuqie financiare e biznesmenit të njohur shqiptar.

Por ka edhe biznesmenë të tjerë, të cilët preferojnë makina tepër luksoze.

I tillë është edhe Samir Mane me BENTLEY-n e tij, një makinë, cmimi i së cilës fillon me 150 mijë euro.

Avni Ponari përdor një Range Rover, po kështu edhe biznesmenet Artan Mene dhe Irfan Hysenbelliu.

Çmimi i kësaj makine shkon diku tek 100-120 mijë euro.

Agron Papuli shquhet për përdorimin e modeleve të reja të makinave. Për shembull kohët e ai fundit ka në përdorim makinën Genesius G80 të Hyundait, një makinë premium që kushton 96 mijë euro. /Joq