Lionel Messi ka shtyrë rinovimin e kontratës me Barcelonën për një shkak shumë të thjeshtë: fillimisht duhet të kalojë pushimet së bashku me dy shokët e tij të ngushtë Fabregas dhe Suarez.
Sigurisht ata nuk mund të shkonin vetëm në Ibiza, teksa po kalojnë disa ditë së bashku me familjet e tyre, duke u argëtuar në maksimum së bashku, ashtu siç bëjnë shpesh herë dhe në fushë. Tri futbollistët e njohur kanë një lidhje shumë të ngushtë mes tyre, teksa çdo verë organizohen së bashku për të shijuar plazhet e mrekullueshme të Spanjës.