Soni Malaj dukej e rifreskuar në intervistën në “Wake Up”, ndonëse ishte zgjuar që në 5:30 të mëngjesit. E rifreskuar fizikisht, profesionalisht dhe personalisht siç pranoi vetë këngëtarja, që ndihet sikur ka rilindur në të gjitha aspektet e jetës së saj.
Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Gjatë bisedës me Enon dhe Islin, Malaj tregoi se ka patur një moment në karrierën e saj, shumë vite më parë, kur ishte e gatshme të hiqte dorë.
“Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht veëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë brrylat…” Prit pak? Persona të afërt? Çfarë ka dashur të thotë Soni me këtë?
Por fatmirësisht gjithçka ka përfunduar dhe këngëtarja ndihet më gati se kurrë për të bërë atë që di të bëjë më mirë: të këndojë. /Anabel.al/