Marrëdhënia e dashurisë e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut është një ndër më të komentuarat në shoëbiz-in shqiptar.  Rudina mundohet të jetë sa më transparente dhe në rrjetet sociale e shohim shumë aktive, teksa ndan me ndjekësit foto nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë humbur rastin duke i drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

“Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”, ka qenë një prej tyre.

“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.

Rudina na tregoi se është kokë e këmbë e dashuruar me Markun, dhe për të ai është partneri ideal i jetës së saj.

Në InstaStory, Rudina ka treguar se shfaqja e radhës me grupin e aktorëve ka qenë në Pukë, ku prej 15 vitesh nuk kishte një shfaqje të mirëfilltë.

Kush e sponsorizoi shfaqjen do të thoni ju? Sigurisht që Marku, në emër të dashurisë!

“Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh, vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë. Faleminderit që e mundësove!”– shkruan ajo.