Gaz Paja është përfolur shpeshherë për largimin e tij nga programi i humorit “Portokalli”, te i cili ka 16 vite që është pjesë e tij.
Në një intervistë në programin “Dola te Ola”, aktori iu ka përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me planet e tij të ardhshme. Ai tha se për momentin është pjesë e stafit të “Portokallisë” dhe do të vijojë të mbetet, por përsa i përket asaj që mund të ndodhë më vonë mendon të ja lerë kohës.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë kohë më parë për “Motor Plus” në Vizion Plus”, Gazi u shpreh se tashmë personi me të cilin ka bërë pazaret, nuk është më dhe kjo nuk e përjashton mundësinë që të shkojë të punojë diku tjetër.
“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo,” u shpreh Paja në një intervistë sipas “Anabel.al”.





