Lufta e Sirisë është bërë një ndër ngjarjet më të rëndësishme të 6 viteve të fundit , për shkak të sulmeve terroriste. E ndërsa fotot e fëmijëve dhe refugjatëve sirianë përcjellin dhembje të tejskajshme, artisti Abdalla Al Omari ka paraqitur nëpërmjet disa fotografive liderët botërorë si refugjatë.

Ai i ka ekspozuar punimet e tij në një ekspozitë në Dubai, e cila mban titullin ‘The Vulnerability Series.’

Pamjet tregojnë vuajtjet që kanë të gjithë refugjatët sirianë, duke nisur nga mbajtja e rradhës për ushqim, në të cilën janë rreshtuar disa nga emrat më të njohur të politikës.

Ndër ta janë: Donald Trump, Barack Obama, Vladimir Putin, Fransua Hollonde, Angela Merkel, David Cameron, Receip Erdogan, Kim Jong Un etj.