Lewis Hamilton ka arritur të triumfojë në garën e Montreal-it, në Kanada, ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Bottas, përfundoi garën i dyti.
Piloti britanik u nis i pari dhe arriti të menaxhojë mjaft mirë garën, i ndihmuar edhe nga fakti që pas vetes kishte tërë kohës, shokun e skuadrës, Bottas.
Sebastian Vettel, ndonëse u nis i dyti, pësoi një incident që në kthesën e parë, ku edhe u parakalua.
Dëmtimi i makinës bëri që piloti gjerman i Ferrarit të futej në bokse që në xhirot e para, për të riparuar pjesën e përparme të makinës.
Gjithsesi, Vettel shton agresivitetin dhe arrin të rikuperojë shumë pozicione në renditje, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.
Kjo ishte hera e parë që Vettel përfundon jashtë podiumit, por gjithsesi ka arritur të ruajë kryesimin e renditjes për pilotë.
Hamilton triumfon në Kanada
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Analiza nga BBC: Si kriza e emigrantëve në Spanjë krijoi një stuhi politike, e nxitur nga mediat sociale
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, bien në pranga tre persona
Bashkia e Durrësit pastron dhe thellon gjatë natës kolektorin kryesor kullues, Sako: Ndërhyrje të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit (VIDEO)





