Jugu i vendit është një nga zonat më të preferuara në Shqipëri për të bërë plazh. Përveç argëtimit gjatë ditës, pushuesit mund të shijojnë gjatë mbrëmjes edhe panorama mahnitëse të përendimit të diellit mbi det.

E tillë ka qenë pamja sot në Sazan të Vlorës, ku qielli është përskuqur, duke ofruar një peizazh romantik që të lë pa frymë.

Nga një anë deti dhe ishulli i Sazanit, nga ana tjetër kombinimet e kuqerremta dhe të kaltra të qiellit gjatë perëndimit, e kanë kthyer kë zonë në një vend piktoresk për të shkrepur foto të mahnitshme. 

E pra lum kush e ka shijuar perëndimin e sotëm!