Si pasojë e pandemsë gjithçka është ndryshuar dhe kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për këdo.

Po ashtu, edhe bota e kinematografisë nuk u la jashtë këtij konteksti, pasi teatrot u mbyllën për një kohë të gjatë ndërsa xhirimet e filmave “ngrinë”.

Tanimë duket se dalngadaë po i kthehemi jetës normale, dhe çdo gjë po fillon të marrë frymë sërish nga e para. Aktorë të shumtë janë kthyer punës me projektet e tyre filmike, këtu përfshihet dhe aktorja Angelina jolie.

Ajo ka nisur xhirimet për filmin  Marvel “Eternals”, ku do të interpretojë në rolin e heroinës Thena. Ky film pritet të dalë në kinema nëntorin e ardhshëm.

Jolie, për t’ju përshtatur rolit, u bë bionde dhe duket një person tjetër ndryshe nga se mund ta kemi parë.