Ditën e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë, pranë Urës së Dajlanit, një automjet i policisë ka pësuar një defekt, çka ka detyruar policët që udhëtonin në të, të zbresin nga furgoni e më pas ta shtyjnë atë.

Është trumbetuar me të madhe se Policia e Shtetit është riformatuar dhe ka standarde të reja e mjete cilësore, por ja që realiteti tregon të kundërtën, shkruan “JOQ”, teksa publikon edhe fotot nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, furgonit të policisë i ka rënë motori në tokë. Një tjetër shkruan se makinës i është prishur grushti dhe i ka ikur goma në drejtim të paditur. Fatmirësisht, automjeti nuk është bërë burim aksidenti dhe policët nuk kanë pësuar dëmtime, por imagjinoni ç’mund të ndodhte nëse ky lloj defekti ‘pushtonte’ furgonin në autostradë!