Edlira Hyseni, kandidate për deputete në Qarkun Durrës, njëherazi anëtare e Këshillit Bashkiak (2015 – e në vazhdim), me profesion Ekspert-Kontabël i Licencuar, prezantoi sot programin ekonomik të LSI-së për 4 vitet e ardhshme në bizneset e vogla të lagjes 11.

Ulja e taksave për biznesin e vogël nga 15 % sot, në 5 % nesër, është domethënëse për frymëmarrjen e këtyre bizneseve familjare që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e familjeve të tyre dhe të punësuarve në to.

Situtata ekonomike e qytetarëve të Durrësit ka rënë dukshëm në vitet e fundit dhe bizneset e vogla janë përballur me rënie të ndjeshme të fitimit.

Sipas programit të LSI-së, klima që kjo forcë politike do të krijojë me paketën fiskale, do t’i japë mirëqenie reale jo vetëm bizneseve në Durrës, por do të prekë konkretisht rritjen e standardit të jetës dhe çdo qytetari të thjeshtë.